KOMUNIKATA
Peja s’reagoi me kohë!
18 March, 2014 @23:13
Peja nuk arriti t’i merr vizat për në Izrael për shkak të bojkotit që po e bëjnë ambasadat izraelite në mbarë botën që nga 4 marsi dhe humbi ndeshjen që është dashur të zhvillohej sonte atje me rezultat zyrtar 2-0.
Sidoqoftë, në komunikatën zyrtare të ligës ballkanike të botuar në faqen e saj shkruan se:
“Për udhëtim në Izrael stafit të Pejës i duhen viza. Për kushtet ata kanë qenë të informuar në fillim të stinorit. Peja nuk i morri vizat me kohë pasi që nuk kanë reaguar me kohë dhe tash Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit është në grevë mbarëbotërore për të cilën gjë paisja me viza është e pamundur. Greva ka filluar më 4 mars 2014 dhe nuk dihet se sa do të zgjasë. Pas konsultimit me FIBA-në lidhur me këtë çështje unike dhe duke marrë parasysh rrethanat si dhe pamundësinë e caktimit të një date tjetër për ndeshje: Galil Gilboa caktohet si fituese e ndeshjes dhe i merr dy pikë, Peja caktohet si humbëse e ndeshjes dhe merr 1 pikë.”
Me këtë Pejës i mbetet punë kolosale në ndeshjen e saj të fundit në kuadër të ligës ballkanike që zhvillohet në Botevgrad të Bullgarisë - ku i duhet patjetër fitorja për të shpresuar në çerekfinale apo TOP 6 të ligës ballkanike.
Rezultati i ndeshjes së pazhvilluar sonte është shkruar 2-0 në të mirë të izraelitëve të cilët tani kanë 26 pikë dhe gjinden në pozitën e parë të kësaj lige.
Në anën tjetër, Peja me pikën e fituar nga ndeshja e pazhvilluar ka kaluar në vendin e gjashtë duke arritur kuotën e 21 pikëve me bilanc 6 fitore e 9 humbje.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
BALKAN LEAGUE, Ndeshjet e mbetura:
Kozuv-Kumanovo | |||
Craiova-Sigal Prishtina | |||
Levski-Balkan Botevgrad | |||
Sigal Prishtina-Levski | |||
Galil Gilboa-Kozuv | |||
Balkan Botevrgad-Peja |