DRILON HAJRIZI
Duhet ende kohë për t’u komponuar
6 August, 2016 @20:50
Kosova sot përkundër lojës së mirë në pjesën më të madhe të saj, u mposht nga Estonia. Hajrizi që shënoi 6 pikë mendon se ekipit i duhet edhe pak kohë për komponim.
“Kemi startuar mjaft mirë, ku përballë e kishim një skuadër shumë të fortë. Për ne kanë qenë të mundimshme të dy përballjet me Estoninë, sepse sapo e kemi përfunduar fazën përgatitore. Është hera e parë me shumicën e lojtarëve që po luajmë bashkë dhe normalisht se na nevojitet ende kohë për t’u komponuar. Para nesh janë edhe disa ndeshje miqësore, po ashtu të forta, të cilat do të na shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet historike në Eurobasket 2017 ”.