BRIGHTON 1-3 CHELSEA
Dy gjermanët debutojnë por James shkëlqen, Chelsea e nis me fitore
14 September, 2020 @23:13
Chelsea ka nisur stinorin 2020/21 me fitore në Premier League, duke e mposhtur Brightonin jo lehtë, përkundër se rezultati në fund ishte 1-3 [Trossard 54 - Jorginho 23p, James 56, Zouma 66].
Kanë debutuar dy gjermanët e rinj të ardhur te ekipi i Frank Lampard, Timo Werner e Kai Havertz, por yll i duelit ndaj Brightonit u bë i riu Reece James që asistoi në golin e fundit dhe dha vetë golin e epërsisë për të kaltërit.
Në fakt, Brighton pat rast ideal për të barazuar pranë 1-2, mirëpo rasti i humbur me kokë nga afërsia i kushtoi ekipit të Graham Potterit, që rezultoi me gol në anën tjetër për fitore 1-3.
Në xhiron që vjen, Chelsea pret Liverpoolin në Stamford Bridge.