NË LIPJAN
Dy lojtarë të Dritës, zyrtarizohen te Lipjani
13 January, 2019 @18:53
Dy basketbollistët e skuadrës gjilanase, Drita, Arian Memeti dhe Qëndrim Demi janë lojtarë të ri të Lipjanit.
Njoftimin e ka bërë të ditur klubi lipjanas pak më parë, ndërsa Memeti dhe Demi me përvojën e tyre pritet t’i ndihmojnë ekipit në luftë për mbijetesë në Superligë.
Përveç dyshes në fjalë, Lipjani ka shtuar në radhët e veta edhe reprezentuesin e të rinjëve të Kosovës, Baton Dervishi, që pritet t’i mbushë 20 minutashet e të rinjëve në ndeshje të Superligës.