BETTER LIFE - LIPJAN
Lipjani mund të luajë në palestrën e vetë
11 January, 2019 @14:07
Skuadra e re e Superligës, KB Lipjani, para pak çastesh ka bërë të ditur se ka marrë lajmin pozitiv, për të luajtur si vendas në palestrën e qytetit.
Ekipi në fjalë ka bërë të ditur se pas inspektimit të bërë nga FBK-ja sot, ka ardhur lajmi pozitiv që nënkupton se prej fillimit të pjesës së dytë të stinorit Lipjani si vendas do të luajë në palestrën që do të quhet “Better Life - Lipjan”.
Lipjani pjesën e parë të stinorit në Superligë, në duelet si vendas ka qenë nikoqir në palestrën “Bill Clinton” të Ferizajit dhe atë “13 qershori” të Suharekës.