DUELI I MBETUR
Caktohen referët dhe termini i ndeshjes së mbetur
10 January, 2019 @15:16
Përballja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Prizrenit dhe Prishtinës ka mësuar datën e zhvillimit të saj.
Sipas njoftimit të botuar në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) ndeshja e mbetur do të zhvillohet më 15 janar 2019, të martën me fillim në ora 17:00 në palestrën Sezai Surroi të Prizrenit.
Referët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje janë caktuar të jenë: Daut Mehmeti gjyqtar kryesor, Xhavit Beqiri dhe Albert Cakaj, gjyqtarë ndërsa vëzhgues Gëzim Maloku.
Prishtina ka përfunduar stinorin vjeshtor të Superligës me 13 fitore nga 13 ndeshje, ndërsa Prizreni është i gjashti në renditje me bilans prej pesë fitoreve dhe tetë humbjeve.