BASHKIMI
Pse nuk luajti Humphrey për Bashkimin?
9 January, 2019 @21:44
Nënkampioni i Ligës Ballkanike, Bashkimi, sonte pësoi nga skuadra debutuese Barsy Atyrau me rezultat 81-75.
Ndërsa përforcimi më i ri i Bashkimit Lamar Wofford-Humphrey, nuk luajti në këtë ndeshje.
Amerikani 25 vjeçar, për shkak të vonesës së dokumentacioneve, nuk arriti të regjistrohet dhe për këtë arsye nuk luajti në ndeshjen e sontme.
Bashkimi me bilanc prej 1 fitoreve e 5 humbjeve gjendet në pozitën e parafundit në Ligën Ballkanike.