WARRIORS - KNICKS
Shënoi 43 pikë, dribloi vetëm 4 herë
9 January, 2019 @9:55
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, sot në mëngjes e mposhti New York Knicksin me rezultat 122-95.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Klay Thompson, i cili shkëlqeu me 43 pikë. Thompson 43 pikë i shënoi duke dribluar gjatë ndeshjes vetëm katër herë, derisa luajti me saktësi prej 62.1 %.
Thompson u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 24 pikë, 6 kërcime e 6 asistime të tjera.
Te Knicks u dalluar Mario Hezonja me 19 pikë.
Golden State Warriors e regjistroi fitoren e 27 krahas 14 humbjeve që i ka dhe gjendet në pozitën e dytë në Konferencës Perëndimore, kurse New York Knicks me bilanc negativ 10-31 është në pozitën e parafundit në Konferencën Lindore.