KHIMKI - FENERBAHCE
Befasi në Rusi, përfundon seria prej 12 fitoreve
8 January, 2019 @20:16
Seria fenomenale prej 12 fitoreve rresht e Fenerbahçes ka përfunduar në ndeshjen kundër Khimkit.
Khimki e mposhti Fenerin pas vazhdimeve me rezultat 84-78.
Gjatë 40 minutave, nënkampioni i Euroleagues Fenerbahçe, e kishte rastin për ta fituar ndeshjen, por një sekondë para përfundimit të ndeshjes duke dështuar një herë nga vija e gjuajtjeve të lira Nicolo Melli, bëri që ndeshja të shkoi në vazhdime.
Në pesëminutshin e shtesës, Khimki ishte më i suksesshëm sesa kundërshtari dhe arriti një fitore tepër të rëndësishme në rrugë për Play Off.
Khimki luajti pa super yllin Alexey Shved, derisa Stefan Markovic ishte më i miri te skuadra ruse me 13 pikë të shënuara
Te Feneri Melih Mahmutoglu ishte koshashënuesi më i mirë me 18 pikë, kurse Jan Vesely duke shënuar 17 pikë, arriti cakun e 2000 pikë personale në Euroleague.
Kjo ishte fitorja e shtatë e Khimkit krahas 10 humbjeve që i kanë, derisa për Fenerin kjo ishte humbja e dytë e stinorit dhe me 15 fitore aktualisht gjenden në krye të tabelës.