GARRIUS HOLLOMAN
Ylli regjistron Hollomanin
8 January, 2019 @16:05
Skuadra e drejtuar nga trajneri me përvojë Arben Krasniqi, Ylli, ka paraqitur për regjistrim në FBK sot basketbollistin amerikan, Garrius Holloman.
Aloja 198 centimetra i gjatë vjen nga liga libaneze, ku së fundi ka qenë pjesë e ekipit Tadamon, ndërsa është 29 vjeçar.
Holloman ka statistika impresive në ekipin e tij të fundit, ku ka shënuar 17.6 pikë mesatarisht.
Përveç pikëve, ai ka edhe 9.3 kërcime si mesatare dhe 3.7 asistime, derisa ka qenë ndër lojtarët kryesorë të skuadrës Tadamon me 35 minuta mesatarisht për ndeshje në stinorin 2017/18.
Ylli ka përfunduar stinorin vjeshtor të Superligës në pozitë të dytë të klasifikimit me bilans prej nëntë fitoreve dhe pesë disfatave.
Ekipi në fjalë është duke garuar për të mbyllë stinorin në vend të dytë, që i garanton pushim në çerekfinale të PlayOffit për të shkuar direkt në gjysmëfinale të PlayOffit.