KEVIN BAKER
Trepça me përforcimin e parë dimëror
5 January, 2019 @12:43
Trepça ka zyrtarizuar përforcimin e afatit kalimtar dimëror në ekip.
Në njoftimin e botuar në Facebook llogarinë e klubit gjelbërezi nga Mitrovica, thuhet që amerikani Kevin Baker ka arritur në qytetin verior të Kosovës dhe pritet të bëhet gati për pjesën e dytë të stinorit.
Trepça që u këndell me vonesë në Superligë, pas një starti jashtëzakonisht të dobët, ka marrë veten dhe ka përfunduar vjeshtën në pozitën e katërt të klasifikimit.
Baker në anën tjetër që vjen nga ekipi Troyans, në stinorin e kaluar 2017/18 ka pasur 7.5 pikë për ndeshje mesatarisht, 3.1 asistime dhe 2.6 kërcime.
Ai pritet t’i ndihmojë Trepçës përgjatë pjesës pranverore të stinorit në ngritjen e mëtutjeshme të ekipit në tabelë.