FENERBAHCE - BASKONIA
Viktima e radhës Baskonia
4 January, 2019 @20:43
Nënkampioni i Euroleagues, Fenerbahçe, nuk po ndalet.
Feneri fitoren e 12 rresht e regjistroi duke e mposhtur Baskonian me rezultat 96-87 në Ulker Sports Arena.
Skuadra e trajnerit Zeljko Obradovic, gjatë ndeshjes e kishte një epërsi të rehatshme, por Baskonia në çerekun e fundit e zbriti epërsinë deri në një pikë.
Megjithatë, përvoja e Fenerit bëri që skuadra turke ta kontrollojë ndeshjen në fund dhe kështu me shënime të njëpasnjëshme arriti ta mposhtë kundërshtarin, për ta vazhduar serinë e fitoreve.
Pesë lojtarë te Fenerbahçe shënuan pikë dyshifrore, derisa prej tyre më së shumti shënoi italiani Nicolo Melli me 19, i cili u ndihmua edhe nga Jan Vesely me 15 pikë të tjera.
Te Baskonia mungoi ylli Tornike Shengelia për shkak të lëndimit, kurse në ndeshje u dallua Shavon Shields me 22 pikë të grumbulluara.
Kjo ishte fitorja e 12 rresht dhe e 15-ta në total për Fenerbahçen, derisa pas 16 ndeshjeve pësuan vetëm një herë. Aktualisht gjenden në krye të tabelës.
Baskonia me 7 fitore e 9 humbje gjendet jashtë zonë së Play Offit