NË PRIZREN
Bashkimi merr të riun nga rivali lokal
2 January, 2019 @20:42
Kampioni aktual i Kosovës dhe nënkampioni i BIBL, Bashkimi, ka përforcuar radhët e veta me basketbollistin e ri, Yll Gashi.
Ekipi ka zyrtarizuar basketbollistin para pak çastesh, ndërsa Gashi në pjesën vjeshtore të stinorit ka qenë pjesë e debutuesit, KB Prizreni.
Gashi që në janar i mbush të njëzetat është 200 centimetra i gjatë ndërsa përgjatë vjeshtës 2018/19 ka luajtur në 13 ndeshje në Superligë.
Mesatarisht ka pasur 19 minuta për ndeshje, ndërsa ka shënuar 3.5 pikë, 5.2 kërcime dhe 0.4 asistime si mesatare gjatë pjesës së parë të stinorit.
Ai gjithashtu ka qenë reprezentuesi i Kosovës U18, ndërsa tash luan për Kosovën U20.