TOP5 OF THE HALFSEASON 18/19
TOP 5 e gjysmëstinorit në Superligë 18/19
30 December, 2018 @11:51
Pas 13 herë botimeve të pesëshes së javës në kuadër të Superligës, TopSporti ka përzgjedhur edhe pesëshen më të mirë të pjesës së parë të stinorit në Superligë, bazuar në pesëshet e javës.
Kështu, me 7 herë paraqitje në 5-shen e javës basketbollisti i Prishtinës dhe kapiteni i reprezentacionit të Kosovës Dardan Berisha është yll i pesësheve, duke qenë se ka frekuentar më së shumti këtë listë.
Në TOP 5-shen e pjesës vjeshtore të stinorit ka zënë vend edhe basketbollisti më i dalluar i Bashkimit, Jordan Capps, që ka qenë gjashtë herë pjesë e ekipit të javës.
Përveç tij, aty janë edhe Arian Qallaku i Rahovecit dhe Mark Dorris i Trepçës - që kanë ‘zaptuar’ TOP 5-shet e javës katër herë përgjatë pjesës së parë të stinorit në Superligës.
Sa i përket basketbollistit të pestë më të dalluar, aty kemi aplikuar indeksin e vlefshmërisë, pasi që me nga tre herë në pesëshe të javës janë përzgjedhur Robert Jones III (Ylli), Fred Richardson (Rahoveci), Elliott Cole (Prizreni), Deshon Minnis (Rahoveci), Samir Zekiqi (Trepça) dhe Urim Zenelaj (Prizreni).
Në luftë për vendin e fundit të lirë në TOP 5-shen e gjysmëstinorit të parë të Superligës ka fituar basketbollisti i Yllit, Robert Jones III, që ka pasur indeksin e vlefshmërisë 26.4 si mesatare, duke qenë mbi Fred Richardsonin e Rahovecit 23.9, Deshon Minnisin e Rahovecit 23.3, Urim Zenelajn e Prizrenit me 23.2, Elliott Cole’in e Prizrenit 22.9 dhe Samir Zekiqin e Trepçës 16.4.