TE EKIPI I PRIZRENIT
Një “bomber” në vend të Bradfordit
25 December, 2018 @20:09
Skuadra debutuese në Superligë të Kosovës, Prizreni, sot ka bërë të ditur se shpejt do të përforcohet me një basketbollist të huaj, për të cilin pretendohet të jetë një “bomber” për elitë.
Ekipi ka përfunduar stinorin vjeshtor me bilans prej pesë fitoreve dhe tetë humbjeve, ndërsa tash është duke shikuar që të përmirësohet edhe më për në edicionin pranveror.
Basketbollisti që pritet të vijë në skuadër do të zëvendësojë Christian Bradfordin. Ky i fundit luajti në shtatë ndeshje për ekipin bardhezi nga Prizreni.
Ka pasur mesatare prej 16 minutash për ndeshje, ndërsa ka regjistruar 7.3 pikë, 1.7 asistime dhe 2.9 kërcime për lojë mesatarisht.
Bradford pritet të vazhdojë karrierën e tij te Vllaznia e Shkodrës, derisa Prizreni pret “bomberin” për të përforcuar radhët e veta në pjesën e dytë të stinorit.