TEAM OF THE WEEK 14
TOP 5-shja e javës në Superligë (XIV)
21 December, 2018 @12:54
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor (xhiroja XIV) të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e
javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë këta lojtarë: Fisnik Juniku (Lipjani), Arian Qallaku (Rahoveci), Dardan Berisha (Prishtina), Frederick Richardson (Rahoveci) dhe Samir Zekiqi (Trepça).
Fisnik Juniku, përkundër humbjes kundër Rahovecit, i shënoi më shumë se gjysmën e pikëve në total për Lipjanin. Ai luajti me 40 pikë, derisa Lipjani e përfundoi ndeshjen me 70 pikë.
Po në këtë ndeshje, dy lojtarët e Rahovecit, Arian Qallaku dhe Frederick Richardson, shkëlqyen duke luajtur me shifrat magjike triple-double.
Qallaku luajti me 29 pikë, 11 kërcime e 10 asistime, derisa Richardsoni me 21 pikë, 12 kërcime e 11 asistime.
Sikurse në xhiron e XIII, edhe në këtë xhiro për Prishtinën më i dalluari Dardan Berisha. Dali luajti me 24 pikë, 7 asistime e 5 kërcime në fitoren e Prishtinës kundër Prizrenit.
Samir Zekiqi i Trepçës, në derbin kundër Bashkimit, ishte më i dalluari me 23 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, për ta mbyllur kështu pesëshen e xhiros në fjalë.