WARRIORS - CLIPPERS
77 pikë nga dyshja fantastike
24 December, 2018 @10:08
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, e mposhti Los Angeles Clippersin me rezultat 129-127.
Ditë më parë, Kevin Duranti i kishte shpëtuar Warriorsat duke shënuar në fund, derisa në ndeshjen kundër Clippersit ndodhi e njëjta gjë, por kësaj radhe në skenë ishte Stephen Curry.
Rezultati ishte i barabartë dhe fatin e ndeshjes e vendosi Curry, i cili arriti të shënojë në fund për t’ia sjellë fitoren skuadrës.
Stephen Curry dhe Kevin Durant së bashku shënuan 77 pikë. Curry luajti me 42 pikë derisa Duranti me 35.
Te Clippers më i dalluari ishte Tobias Harris me 32 pikë të shënuara.
Golden State Warriors aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore me 23 fitore e 11 humbje, derisa Clippers ka bilanc prej 19 fitoreve e 14 humbjeve deri më tani.