KNICKS - BUCKS
Bucks feston Krishtlindjet me fitore
25 December, 2018 @21:25
Skuadra e Milwaukee Bucksit, e mposhti New York Knicksin me rezultat 95-109 në Madison Square Garden.
Super ylli grek i Bucksit, Giannis Antetokonmpo, ishte më i dalluar me 30 pikë, 14 kërcime, 4 topa të vjedhur dhe 3 asistime, derisa ndihmë mori edhe nga Brook Lopez me 20 pikë të tjera.
Te New York Knicks më i veçuari ishte Kevin Knox me 21 pikë.
Kjo ishte fitorja e 23 e Milwaukeet krahas 10 humbjeve që i kanë, derisa gjenden në pozitën e dytë në Konferencën Lindore, kurse New York Knicks gjendet kah fundi i tabelës me 9 fitore e 26 humbje.