COACH
Popovich i pakënaqur nga 3-shat
1 January, 2019 @18:08
Trajneri me mbi 1000 fitore në karrierën e tij, Gregg Popovich, ka ankesa për basketbollin modern.
Popovich mendon se basketbolli është shëndërruar në cirkus, derisa me ironi ka kërkuar që të shtohet edhe 4 pikëshi.
“Gjatë tërë karrierës sime kam urrejtur gjuajtjet nga vija e treshit. Shpresoj që basketbolli të shëndërrohet edhe më shumë në cirkus, e le të shtohet edhe 4 pikëshi.
Ai që i don shënimet nga treshi, i don edhe shënimet katër pikëshe, madje le të shtohen pesë pikëshat edhe gjashtë pikëshat, bëhet super.
Ka përfunduar bukuria e basketbollit më, nuk po ekziston, në basketbollin e sotit më shumë po shikohen treshet se sa kërcimet, asistimet, kundërsulmet, por nuk kemi çfarë të bëjmë, do të mësohemi të jetojmë me këtë”, ka thënë trajneri 5 herë kampion.
San Antonio Spurs aktualisht gjendet në pozitën e tetë në Konferencën Perëndimore me 21 fitor e 17 humbje.