BASKONIA
Ylli i Baskonias, 1 muaj jashtë parketit
1 January, 2019 @18:36
Ylli gjeorgjian i Baskonias, Tornike Shengelia, do t’i mungojë skuadrës një muaj.
Për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Real Madridit, ku Shengelia e lëndoi gjurin, ai nuk do të jetë i aftë të luaj për një muaj.
Lojtari i pafat, Shengelia, gjithashtu e kishte thyer hundën dhe në ndeshjet e fundit luante me një maskë speciale.
Baskonia aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë në Euroleague me bilanc prej 7 fitoreve e 8 humbjeve.