E FUNDIT
Prishtina tërhiqet nga BIBL
3 January, 2019 @14:32
Skuadra e Prishtinës nuk do të merr pjesë në BIBL këtë stinor 2018/19.
Njoftimin e ka publikuar para pak çastesh faqja zyrtare e BIBL, ndërsa aty thuhet se Prishtina përmes e-mailit ka dërguar arsyet për tërheqjen nga garat.
“Ekipi nuk ka arritur marrëveshje me FBK-në lidhur me programin e ndeshjeve në Superligë, FIBA Europe Cup dhe BIBL, dhe si rezultat i kësaj ata nuk do të mund të marrin pjesë në BIBL,” ka shkruar faqja e BIBL sot.
BIBL ka bërë të ditur se është befasuar me vendimin e Prishtinës, pasi që ka rregulluar programin sipas kërkesës së bardhekaltërve, ndërsa ndeshja e parë e Prishtinës për këtë stinor do të duhej të luajë në Durrës, sipas kërkesës së ekipit.
”Është vendim i Prishtinës tërheqja nga garat dhe ne e pranojmë vendimin e tyre, me të gjitha konsekuencat nën rregullat e BIBL 2018/19,” ka vazhduar njoftimi duke i dëshiruar sukses bardhekaltërve në garat tjera ku marrin pjesë.
Programi i ri i ndeshjeve, pa Prishtinën, do të publikohet gjatë ditës së sotme.
Me largimin e Prishtinës nga garat e BIBL, Kosova mbetet me një përfaqësues në këtë garë, Bashkimin.