KALON TE VRESHTARËT
Fisnik Juniku lë Lipjanin për Rahovecin
4 January, 2019 @15:40
Playmakeri me përvojë në Superligë, Fisnik Juniku, në pjesën pranverore të stinorit do të vesh fanellën e Rahovecit.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi i vreshtarëve sot, duke treguar se 28 vjeçari ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit të Lipjanit përgjatë pjesës vjeshtore të stinorit.
Fisniku ka përfunduar pjesën e parë të stinorit me 15.4 pikë për ndeshje mesatarisht, duke shtuar këtu edhe 5 asistime dhe 2.5 kërcime si mesatare.
Ai është përforcimi i parë i Rahovecit për pjesën pranverore të stinorit.
Rahoveci ka përfunduar vjeshtën në pozitë të tretë të Superligës me bilanc pozitiv, 9-5.