SPURS - RAPTORS
DeRozan triple-double dhe “mirëseardhja” për Leonardin
4 January, 2019 @8:43
DeMar DeRozan ka regjistruar triple-double-in e parë në karrierë duke shënuar 21 pikë, 14 kërcime e 11 asistime, ndërsa San Antonio Spurs me publikun i uroi një mirëseardhje për mbamendje Kawhi Leonardit me fitore ndaj Toronto Raptorsit 125-107.
Leonard nuk u mirëprit nga tifozëria e Spursit, derisa dëgjohej “tradhëtar! tradhëtar!”, ndërsa shënoi 21 pikë me shut 8-13 për tre pikë.
Leonard u fishkëllua me të hyrë në fushë, gjatë thirrjes së emrave të lojtarëve, sa herë merrte topin dhe kur përfundoi ndeshja.
LaMarcus Aldridge shënoi 21, Bryn Forbes 20, ndërsa Derrick White 19 të tjera në fitoren e mamuzave.
Pas kësaj ndeshjeje Spurs ka bilanc 22-17, ndërsa Raptors 28-12.
Leonard ka qenë pjesë e Spursave dhe njëri ndër të adhuruarit e publikut përgjatë 7 sezonave të kaluara.
Mirëpo, ai kërkoi largim nga ekipi duke hyrë në shkëmbimin Leonard dhe Dany Green për DeRozan dhe Jakob Poeltl.
Përndryshe, në këtë ndeshje DeRozan është bërë edhe lojtari i parë që ka arritur shifrën prej së paku 15 pikëve, 10 kërcimeve dhe 5 asistimeve në pjesën e parë të ndeshjes për Spurs, që prej kohës së Tim Duncanit në vitin 2007.