PËRFORCIMI I RADHËS
Prizreni përforcohet me ish-lojtarin e Yllit
4 January, 2019 @22:44
Skuadra debutuese në Superligën e Kosovës në basketboll, Prizreni, është duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë afatin kalimtar dhe po përgatitet për stinorin pranveror.
Pas Ergin Groshës, Prizreni arriti marrëveshje me ish-lojtarin e Yllit, Malcom Canada.
Malcom Canada, luajti për Yllin në stinorin 2016/17 në nëntë ndeshje, gjatë të cilave ai pati mesatare prej 22.7 pikëve, 4.5 asistimeve dhe 3.1 kërcimeve për ndeshje.
Basketbollisti amerikan në nëntë ndeshje të luajtura kishte shënuar në total 205 pikë.
24 vjeçari Canada, së fundi ishte pjesë e skuadrës çeke Ostrava.
Prizreni aktualisht ka bilanc prej 5 fitoreve dhe 8 humbjeve dhe gjendet në pozitën e gjashtë të Superligës.