KB VËLLAZNIMI U18
Bleonis Tanushi, fitues i Skills Challenge në Suedi
5 January, 2019 @10:49
Gjatë turneut Lundaspelen 2019, i cili u mbajt në Suedi dhe në të cilin morën pjesë grupmoshat e reja të Vëllaznimit, sukses fantastik individual arriti Bleonis Tanushi, një nga lojtarët premtues të Vëllaznimit.
Tanushi mori pjesë në garën individuale “Skills Challenge”, garë e shkathtësive basketbollistike, të cilën basketbollisti i ri gjakovar e mbylli në vendin e parë.
Ai e përfundoi këtë garë për 23.6 sekonda, një kohë fantastike, pasi që vendi i dytë e përfundoi garën për 27.5 sekonda, një rezultat dukshëm më i dobët.
Përveç triumfit në garën e aftësive, Tanushi u ftua që të jetë edhe pjesë e ndeshjes “All Star”, ku u ftuan lojtarët më të mirë nga të gjitha klubet (U16, U18 dhe U20) që ishin pjesë e turneut.
Sa i përket Vëllaznimit U18, skuadra gjakovare e kaloi fazën grupore me 3 fitore në po aq ndeshje, kurse më pas u mposht në fazën e eliminimit direkt me rezultat të ngushtë 29-28 nga Hammarby Basket Green.
Pas përfundimit të turneut, skuadra gjakovare niset sot (e shtunë) drejt Kosovës.