FIBA EUROPE CUP

Prishtina për fitore dhe pozitën e dytë
9 January, 2019 @9:24
Skuadra e Prishtinës sonte do të përballet në një ndeshje shumë të rëndësishme kundër skuadrës turke Pinar Karsiyaka në kuadër të FIBA Europe Cup. Borozani.com
Që të dyja skuadrat kanë nga një fitore e një humbje pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin I.
Pinar Karsiyaka ishte mposhtur në ndeshjen e fundit ndaj s.Oliver Wurzburg (87-97), derisa Prishtina e kishte mposhtur Szolnoki Olajin me rezultat 81-76.
Ndeshja do të luhet sonte me fillim nga ora 18:30.
TABELA AKTUALE: GRUPI I
1 | s.Oliver Wurzburg | 2 ndeshje | 4 pikë | |
2 | Pinar Karsiyaka | 2 ndeshje | 3 pikë | |
3 | Prishtina | 2 ndeshje | 3 pikë | |
4 | Szolnoki Olaj | 2 ndeshje | 2 pikë |