DYSHJA E HUAJ
Prishtina paraqet përforcimet për pranverë
10 January, 2019 @15:45
Klubi i basketbollit të femrave të Prishtinës ka paraqitur për regjistrim basketbollistet e huaja të paralajmëruara më parë.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se Braennan Ferrar dhe Latesha Buck nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë paraqitur për regjistrim në FBK dhe pas kompletimit të dokumentacioneve do të kenë të drejtë loje në Ligë të Femrave.
Prishtina (F) ka përfunduar e treta në klasifikim stinorin vjeshtor të Superligës, pas Bashkimit (F) lider dhe Penzës (F). Bardhekaltërat që drejtohen nga Fidan Shatri kanë përfunduar vjeshtën me bilans prej gjashtë fitoreve dhe dy humbjeve.