NË GJAKOVË
Përforcime prizrenase te Vëllaznimi
11 January, 2019 @16:08
Dy basketbollistë prizrenas, me përvojë në Superligë, Arion Balluku dhe Edmond Kryeziu, pritet të zyrtarizohen shpejt te Vëllaznimi i Gjakovës, që garon në Ligë të Parë të Kosovës.
Vëllaznimi po synon Superligën këtë stinor dhe konkurrenca në Ligë të Parë është forcuar, pasi që ekipet po sjellin lojtarë të huaj, por edhe me përvojë nga Superliga.
Kështu, Vëllaznimi afatin kalimtar të lojtarëve vendorë të janarit e ka shfrytëzuar mençur, duke marrë lojtarët me përvojë nga Superliga, Balluku dhe Kryeziu.
Balluku së fundi ka qenë pjesë e Rahovecit, ndërsa Kryeziu ka luajtur për Prizrenin.
Ekipi gjakovar ka përfunduar stinorin vjeshtor në vend të dytë të Ligës së Parë me bilans prej tetë fitoreve dhe një humbjeje.