NË LIPJAN
Farmer-Blanchard i kthehet Superligës
13 January, 2019 @12:00
Basketbollisti amerikan, Ronald Farmer-Blanchard, do të kthehet në Kosovë pas dy stinorëve.
Ish lojtari i Rahovecit, qendra 208 centimetra e gjatë së fundi ka qenë pjesë e CB Utrera në EBA të Spanjës (liga e katërt) do të jetë lojtari i ri i ekipit të ri të Superligës, KB Lipjani.
Blanchard derisa ka qenë pjesë e Rahovecit kishte luajtur me 11.6 pikë për ndeshje si mesatare, ndërsa ka pasur 13.9 kërcime mesatarisht në ndeshjet që i luajti për vreshtarët.
Ndërkaq te ekipi i Utreras amerikani në fjalë, që tashmë është anëtar i ri i Superligës së Kosovës, ka pasur mesatare prej 12.3 pikëve dhe 9.3 kërcimeve për ndeshje.