Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - NEW BASKET

E 4-ta rresht për Prishtinën e Re

E 4-ta rresht për Prishtinën e Re


12 March, 2020 @12:23

Skuadra e Prishtinës së Re, duke e mposhtur New Basketin me rezultat 79-45, e regjistroi fitoren e katërt rresht në Ligën e Parë.

Djelmoshat e trajnerit Albert Sylejmani, me lehtësi e mposhtën skuadrën prizrenase, derisa dallimi më i madh në ndeshje u bë në çerekun e tretë, ku Prishtina e Re pësoi vetëm 4 pikë në 10 minuta lojë.

Engjull Sollova ishte më i miri me 18 pikë, 7 asistime e 6 kërcime te Prishtina e Re, derisa u ndihmua edhe nga Arbër Sinani me 14 pikë e 6 kërcime e Renat Berisha me 13 pikë të tjera.

Te New Basketi u dallua Butrint Bajraktari me 18 pikë e 2 kërcime.

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re me këtë fitore ngritet përkohësisht në pozitën e dytë me 8 fitore e 4 humbje, kurse New Basketi me 2 fitore e 11 humbje gjendet kah fundi i tabelës.

Në xhiron tjetër Prishtina e Re takohet AS Prishtinën, derisa New Basketi me Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë