Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - YLLI

E 6-ta rresht, Ylli përkohësisht lider

FOTO / Rexh Gashi

E 6-ta rresht, Ylli përkohësisht lider


7 February, 2020 @19:18

Skuadra suharekase, Ylli, duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 80-88, e regjistroi fitoren e pestë rresht në Superligë.

Epërsia e vetme në këtë ndeshje për Prizrenin ishte në çerekun e parë (26-23), derisa Ylli e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 41-50.

Djelmoshat e trajneri Dragan Radovic, e ngritën epërsinë në 13 pikë në çerekun e tretë (58-71), derisa Prizreni më së shumti çka bëri në çerekun e fundit e uli epërsinë në 5 pikë, kurse ndeshja në fund përfundoi me 8 pikë epërsi në të mirë të Yllit.

Te Ylli shkëlqyen, Valon Bunjaku dhe Jameel McKay. Bunjaku luajti me 24 pikë, 11 kërcime e 7 asistime, derisa McKay me 24 pikë e 13 kërcime.

Në anën tjetër te Prizreni u dalluan Andre Wolford me 22 pikë dhe Ty Nichols me 21 pikë të tjera. Me double-double luajti Urim Zenelaj prej 12 pikëve e 11 kërcimeve por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Ylli me këtë fitore përkohësisht ngritet në krye të tabelës me 16 fitore e 6 humbje, kurse Prizreni me 13 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e katërt.

Në xhiron tjetër Ylli takohet me Pejën, derisa Prizreni me Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga