DRAGAN RADULOVIC
E di se të tjerët janë më të fortë, do të bëjmë më të mirën
6 March, 2022 @0:38
Trajneri i ri i Bashkimit, Dragan Radulovic, pas fitores në debutim ndaj Dritës ka thënë se është i vetdijshëm që ekipet tjera janë shumë më të forta.
Mirëpo, ai ka thënë se ekipi i tij do të luftojë në secilën ndeshje për të dhënë më të mirën, ndërsa me disa fitore jashtë terrenit do të mund të arrijnë edhe sigurinë për PlayOff.
“Qëllimi ynë është të tregojmë lojën tonë, të fitojmë ndeshje dhe nëse mund të fitojmë disa ndeshje që janë para nesh, jashtë, gjithcka është e mundur,” ka thënë Radulovic fillimisht.
“E di që ekipet tjera janë shumë më të forta se kjo sonte, por do të tregojmë cilësitë ndaj tyre,” ka shtuar ai në fund.
Bashkimi prej fillimit të stinorit kishte trajner Branimir Pavicin. Me te arritën deri në finale të Kupës, mirëpo pas humbjes së radhës në kampionat, trajneri në fjalë u largua nga ekipi.
Radulovic do të tentojë që Bashkimit t’ia sigurojë PlayOffin dhe pastaj varësisht prej kundërshtarit cerekfinal, të tentojë edhe më shumë.