TREPÇA - LIPJANI
E dyta me radhë, ngjitet Trepça
20 November, 2018 @18:35
Me fitoren e skuadrës së Trepçës është mbyllur dueli i sontëm mes skuadrës mitrovicase dhe mysafirëve nga Lipjani.
Mitrovicasit ishin skuadër më e mirë që nga fillimi, duke mbajtur vazhdimisht një epërsi, e cila u ruajt deri në fund dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 88-59 në të mirë të ‘xehetarëve’.
Më të dalluarit te Trepça sonte ishin Dwane Miner me 22 pikë, 6 kërcime e 2 asistime dhe Besnik Azemi e Mark Dorris me nga 20 pikë secili, kurse te Lipjani më i miri sonte ishte Fisnik Juniku me 22 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.
Kjo ishte fitorja e dyta me radhë dhe e katërta në total për mitrovicasit sivjet, kurse Lipjani sonte e pësoi humbjen e nëntë sezonale, për të vazhduar të jetë i fundit në klasifikim.