Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - BOREA

E dyta për Vushtrrinë, Borea ende pa fitore

E dyta për Vushtrrinë, Borea ende pa fitore


21 November, 2019 @21:17

Skuadra e Vushtrrisë, duke e mposhtur Borean me rezultat 81-48, e regjistroi fitoren e dytë të stinorit.

Vushtrria nga fillimi i ndeshjes e deri në fund dominoi në parket ndaj kundërshtarit që ende nuk u njoftua me fitore në këtë stinor.

Erhan Sholla ishte më i miri te Vushtrria me 20 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Engjëll Ramaj me 17 pikë dhe Albelard Rashiti me 11 pikë të tjera.

Te Borea Aron Laja dhe Denis Rabusha luajtën me nga 10 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Vushtrria aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 2 fitore e 3 humbje, kurse Borea me 6 humbje në 6 ndeshjet e luajtuar gjendet në pozitën e fundit dhe është skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë.

Në xhiron tjetër Vushtrria luan me New Basketin në Prizren, derisa Borea pushon.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë