KOSOVA

E konfirmon ekipi, Fazliji merr ftesë nga Kosova
16 March, 2021 @15:22
Mbrojtësi Betim Fazliji do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit mars.
Ftesën për grumbullim e ka konfirmuar skuadra e futbollistit, St. Gallen, e cila nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se Fazliji do t’i bashkohet dardanëve.
Kosova do të luajë më 24 mars ndaj Lituanisë, 28 mars ndaj Suedisë dhe më 31 mars ndaj Spanjës.
Kujtojmë se Fazliji ishte pjesë e Kosovës për herë të parë në grumbullimin e muajit nëntor të vitit të kaluar, kur edhe debutoi në miqësoren ndaj Shqipërisë.