KEVIN BAKER
E lirojnë pas një ndeshjeje
21 January, 2019 @21:00
Skuadra e Trepçës ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e Facebookut se ka liruar nga ekipi amerikanin Kevin Baker.
Baker përforcimi i afatit kalimtar dimëror kështu do të mbahet në mend si njëri ndër lojtarët e huaj më së shpejti të larguar nga ekipi, pasi zhvilloi vetëm 18 minuta në Superligë.
Baker në përballjen ndaj Prishtinës shënoi dy pikë dhe një kërcim. Trepça ndërkaq regjistroi ndeshjen me më së paku pikë të shënuara këtë stinor, në humbje ndaj Prishtinës 105-49.