SPECIALE
Prizreni regjistron rekord të klubit në Superligë
21 January, 2019 @11:14
Në stinorin debutues në Superligë, skuadra e Prizrenit në basketboll ka arritur në xhiron e pesëmbëdhjetë të Superligës, një rekord për klubin.
Bardhezinjtë në përballjen e fundit të Superligës, atë ndaj Lipjanit të shtunën, kanë shënuar për herë të parë mbi 100 pikë në Superligë, duke shënuar fitore.
Gjashtë basketbollistë të Prizrenit në këtë ndeshje shënuan pikë dyshifrore [Cole 26, Scott 16, Canada 15, Grosha 14, Ajazaj 12 dhe Matoshi 10] për të arritur këtë sukses të ekipit që drejtohet nga trajneri Arbnor Rifati.
Përndryshe, pas XV xhirove të zhvilluara Prizreni është i gjashti në renditjen tabelare me bilanc 6-9 dhe me ecurinë aktuale pritet që të arrijë Play-Offin që në stinorin debutues.
Në xhiron e radhës në Superligë, Prizreni pret Borean e Pejës në Sezai Surroi.