Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUGGETS

E nënta me radhë

REUTERS/Aaron Josefczyk

E nënta me radhë


10 February, 2013 @5:07

Loja e bukur e Denver Nuggetsit, po reflekton edhe në rezultate. Ata fitoren e nëntë me radhë e arritën kundër Clevelandit me rezultat 111-103.

Lojtarët e trajnerit të suksesshëm George Karl, janë në formë tepër të mirë, nëse vazhdojnë kështu, atëherë do të kenë sukses edhe në Play Off.

Tek Denveri, tetë lojtarë arritën të shënojnë pikë dy shifrore, që do të thotë se janë duke luajtur në mënyrë ekipore, prej të cilëve u dallua më së shumti Danilo Gallinari me 19 pikë e 9 kërcime.

Në anën tjetër, nuk mjaftuan për fitore 26 pikë të Kyrie Irving dhe 20 të Alonzo Gee.

Denver Nuggets ka bilanc shumë të mirë në Konferencën Perëndimore me 33 fitore e 18 humbje, duke u renditur në pozitën e katërt. 


 
Të gjitha lajmet nga