Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL 0-1 EVERTON

E para që prej 1996, Everton shuan mundësitë evropiane të Arsenalit

Foto: premierleague.com

E para që prej 1996, Everton shuan mundësitë evropiane të Arsenalit


23 April, 2021 @22:57

Arsenali mbetet me vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe kështu me humbjen e sontme nga Evertoni bën edhe një hap prapa nga mundësia për të dalë në gara evropiane prej kampionatit anglez.

Everton i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka shënuar fitore minimale por të artë, duke kapur tri pikë ndaj topçinjëve dhe duke i lënë pas tashmë për 6 pikë të plota.

TABELA AKTUALE

Gabimi trashanik i portierit Bernd Leno i dha fitoren Evertonit, ndërsa ndeshja nisi më vonë për shkak të protestave të mëdha të tifozëve pas skandalit me Superligën Evropiane. Tifozët po kërkojnë largimin e Stan Kroenkes si pronar.

Me fitore, Everton është vetëm tri pikë larg Chelseat që po lufton për pjesëmarrje në Champions League.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Evertonit si mysafir në Emirates që prej vitit 1996.


 
Të gjitha lajmet nga