BIBL
E pesta rresht për Kumanovën
22 November, 2016 @20:15
Skuadra e Kumanovës ka vazhduar me fitore edhe pas ndeshjes së pestë në Ligën Ballkanike, të cilën e zhvilloi sot kundër Teodos të Malit të Zi.
Kumanova fitoi me rezultat 65-73, duke mbetur si skuadra e vetme e pamposhtur në grupin A, ku gjendet edhe Bashkimi dhe Sigal Prishtina.
Miladin Pekovic ishte koshashënuesi më i mirë i Kumanovës me 17 pikë, derisa te vendasit u dallua ish-lojtari i Pejës, Radomir Marojevic, që shënoi 22 pikë.