FIBA EUROPE CUP
Peja në shpresa minimale para Gaziantepit
22 November, 2016 @12:02
Me fillim nga ora 19e30 sonte, Peja, ka mundësinë e fundit për të kërkuar daljen nga Grupi G i FIBA Europe Cup. Por mundësia është shumë e vogël, ndërsa Peja duhet të bëj punë të madhe sonte dhe të shpresojë në rezultate të këqija të rivalëve tjerë.
Së pari, Peja duhet të shpresojë që AEK mos ta mposht Clujin në përballjen tjetër të Grupit G.
Pastaj, duhet të fitojë vetë Gaziantepin në duelin e sontëm në “Karagaç”.
Pas kësaj, Peja (1-4, Grupi H) duhet të shpresojë të jetë ndër dy ekipet që zënë vendet e treta në grup me bilanc më të mirë sesa vendet e treta në Grupet: F, G, I dhe J. Aktualisht i treti i Grupit J është i paaritshëm (Pardubice ka bilanc 3-2, Grupi J), prandaj mbetet vetëm edhe një vend për të tretin më të mirë (ku Rilski veç e ka 2-3 (Grupi H), sikurse edhe Prievidza 2-3 (Grupi F). Rilski e Prievizda duhet të mposhten për të patur shpresa Peja.