NË POLONI
Polfarmex i Dardanit mposhtet nga Turow
21 November, 2016 @11:57
Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, është ndalur në 8 pikë në xhiron e fundit të elitës polake të basketbollit.
Ekipi i tij Polfarmex Kutno është mposhtur si vendas nga PGE Turow me 4 pikë dallim, ndërsa Dardani nuk ka qenë në ditën e tij, duke shutuar 8 herë për tre pikë dhe duke e shënuar vetëm një treshe.
Sidoqoftë, me punën e tij në parket, Dardani ka qenë lojtari me më së shumti të kaluara në lojë te ekipi i tij, 32.
Dardani ka regjistruar 2 kërcime dhe 3 asistime shtesë në këtë ndeshje, derisa Polfarmex tash ka bilanc 3-4 pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, e Turoë është në vend të dytë të klasifikimit me bilanc 6-2.