KNICKS vs HAWKS
NY Knicks befason Atlantan
21 November, 2016 @8:14
Skuadra me formë jo stabile, New York Knicks, dje e mposhti Atlanta Hawksin me rezultat 104-94 në Madison Square Garden.
Carmelo Anthony, luajti me 31 pikë e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga letonezi Kristaps Porzingis me 19 pikë të tjera.
Te Atlanta, pesë lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore, por nuk mjaftuan për t’u kthyer në shtëpi me fitore.
Kjo ishte fitorja e 6 e Knicksit pas 13 ndeshjeve, ndërsa Atlanta gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Lindore me 9 fitore e 4 humbje.