PJESA E PARË
Prishtina avancon në pjesën e parë ndaj Bashkimit
20 November, 2016 @19:47
Sigal Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi 5 pikëshe ndaj Bashkimit, 50-45, në ndeshjen që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës.
Bashkimi deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje në Superligë, ndërsa Sigal Prishtina po synon t’i revanshohet humbjes së xhiros së parë ndaj prizrenasve.
Më të mirët gjatë pjesës së parë për Prishtinën ishin Bojan Trajkovski (12) dhe Drilon Hajrizi (11), ndërsa te Bashkimi u dallua Kejuan Johnson me 14 pikë.