THUNDER vs PACERS
S’mjafton triple-double i Westbrookut
21 November, 2016 @8:59
Super ylli i Oklahomës, Russell Westbrook, bëri çdo gjë për fitore ndaj Indianës, por nuk mjaftoi performanca e tij fenomenale.
Westbrook luajti me shifrat magjike triple-double, 31 pikë, 15 asistime e 11 kërcime, gjithashtu me shënimin e tij në fund, e dërgoi ndeshjen në vazhdime, por në fund të ditës, e shijuan humbjen me rezultat 111-115, ndaj Pacersit.
Nuk duhet të ulet poshtë triumfi i Indianës, ngase luajtën pa super yllin e tyre, Paul George, derisa më së shumti u dallua Jeff Teague me 30 pikë e 9 asistime.
Kjo ishte fitorja e 7 e Indianës, krahas 7 humbjeve, ndërsa Oklahoma ka bilanc prej 8 fitoreve e 6 humbjeve.