MALCOLM J. RHETT
Rhett: Nuk ishte ndeshje e vështirë!
21 November, 2016 @13:10
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Malcolm Rhett pas fitores ndaj Bashkimit mbrëmë në kuadër të xhiros së tetë të Superligës, ka thënë se ekipi i tij nuk e kishte problem fitoren, pasi që ekipi i tij ka qenë shumë i mirë.
“Ne e dimë se nuk kemi probleme në sulm, por problemi kryesor është mbrojtja. Ishim të konsoliduar në mbrojtje dhe arritëm të fitonim. Nuk ishte edhe ndeshje aq e vështirë, pasi që në përgjithësi kemi qenë të mirë krejt ekipi,” ka thënë M. J. Rhett për Kohën Ditore, shkruan sot gazeta.
RAPORTI I NDESHJES PRISHTINA-BASHKIMI
Amerikani Rhett bashkë me maqedonin Bojan Trajkovski kanë qenë më të mirët te Sigal Prishtina mbrëmë. Rhett përfundoi ndeshjen me double-double, sikure edhe Trajkovski, ndërsa Bashkimi pësoi për herë të parë këtë stinor në Superligë.