Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - LLAPI

E treta fitore me radhë, Llapi ruan formën dhe vazhdon ngjitjen

Foto: KF Llapi / FB

E treta fitore me radhë, Llapi ruan formën dhe vazhdon ngjitjen


19 April, 2025 @16:57

E treta fitore rresht për Llapin në ligë.

Sot podujevasit shënuan një fitore tejet të rëndësishme te Malisheva në udhëtim. Takimi në fjalë përfundoi 1-3 (Laurent Xhylani 52’ / Ardit Tahiri 45+3’, Valmir Veliu 45+4’, Elvir Gashijani 86’).

Pjesa e parë nisi me Malishevën më kërkuese, që iu afrua edhe golit në dy raste të ndryshme, por ishte Llapi skuadra që shënoi plot dy herë në këtë pjesë.

Krejt në fund të pjesës së parë, fillimisht Ardit Tahiri shënoi me portën zbrazur pas asistimit nga Valmir Veliu (45+3’), gol që u konfirmua me ndihmën e VAR-it, e një minutë më vonë (45+4’) Valmir Veliu shënoi për 0-2. Ky gol u asistua nga Elvir Gashijani.

Kjo është ndeshja e gjashtë rresht në të cilën Ardit Tahiri e gjen rrjetën. Në fakt, ai ka shënuar plot tetë gola në këto gjashtë ndeshje.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 52’, Laurent Xhylani i Malishevës shënoi me kokë, i asistuar nga Altin Aliu, për ta ngushtuar rezultatin në 1-2, por goli i barazimit nuk erdhi në asnjë moment. Ishte Llapi që e vulosi fitoren me gol në cepin tjetër të fushës në minutën e 86’ për përfundimtaren 1-3. Edhe ky gol u konfirmua me ndihmën e VAR-it, e shënues ishte Elvir Gashijani, i asistuar nga Ardit Tahiri.

Goli i fundit i Llapit bën që treshja Veliu - Gashijani - Tahiri, ta mbyllin ndeshjen me nga një gol e një asist secili.

Në minutën e 88’, Besar Musolli i Llapit u përjashtua nga loja me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në ato pak minuta sa kishin mbetur.

Për Malishevën kjo ishte humbja e dytë radhazi në ligë, pas asaj nga Ferizaji xhiron e kaluar.

Fitorja e sotme bën që Llapi ta sheh veten në mesin e tabelës, kurse Malisheva mbetet e parrezikuar në vendin e tretë.


PA GOLA! AVANTAZHI I DRENICËS NGUSHTOHET

Vëllaznimi-Drenica barazojnë, në shpresa gjysma e ligës!

FFK Liga e parë

Vëllaznimi-Drenica barazojnë, në shpresa gjysma e ligës!

18/04/25 @ 21:48

TREPÇA FITON DERBIN NDAJ '89-shit!

Trepça fiton derbin lokal, rindez luftën për Superligë!

FFK Liga e parë

Trepça fiton derbin lokal, rindez luftën për Superligë!

18/04/25 @ 21:19

STAR OF THE GAMEWEEK XXIX

Veton Tusha (Drita) - Ylli i javës (29)

FFK Superliga

Veton Tusha (Drita) - Ylli i javës (29)

18/04/25 @ 14:46

FORMACIONET ZYRTARE

11-shet, Trepça - Trepça’89

FFK Liga e parë

11-shet, Trepça - Trepça’89

18/04/25 @ 14:32

BALLKANI RRESHTON FITORET

Sunday me golin e 15-të, siguron edhe një fitore për Ballkanin!

FFK Superliga

Sunday me golin e 15-të, siguron edhe një fitore për Ballkanin!

17/04/25 @ 19:42

PRISHTINA MBIJETON!

Ron Raçi siguron mbijetesën e Prishtinës në sekondat e fundit!

FFK Superliga

Ron Raçi siguron mbijetesën e Prishtinës në sekondat e fundit!

17/05/25 @ 23:55

LLAPI FITON, POR ENDE NË ETHE MBIJETESE

Tahiri vendos, Llapi për herë të parë këtë stinor mposhti Ballkanin!

FFK Superliga

Tahiri vendos, Llapi për herë të parë këtë stinor mposhti Ballkanin!

17/05/25 @ 23:47

KLINASIT MBIJETOJNË

Dukagjini mposht Ferizajin dhe mbijeton!

FFK Superliga

Dukagjini mposht Ferizajin dhe mbijeton!

17/05/25 @ 23:45

SHPRESA BARTET NË XHIRON E FUNDIT!

Suhareka triumfon në Malishevë, shpresa vazhdon!

FFK Superliga

Suhareka triumfon në Malishevë, shpresa vazhdon!

17/05/25 @ 23:08

QETË NË GJILAN

Derbi gjilanas, nuk prodhon

FFK Superliga

Derbi gjilanas, nuk prodhon

17/05/25 @ 23:03

NGA INFORMATORI

Nga ndeshja e katërt, Trepça dënohet për publikun, te Bashkimi disa teknike!

FFK Superliga

Nga ndeshja e katërt, Trepça dënohet për publikun, te Bashkimi disa teknike!

16/05/25 @ 13:43

VLLAZNIA ZYRTARIZON TRAJNERIN E RI

Trajneri i Trepçës, zyrtarizohet te nënkampionia e Shqipërisë për stinorin që vjen

FFK Liga e parë/FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Trajneri i Trepçës, zyrtarizohet te nënkampionia e Shqipërisë për stinorin që vjen

16/05/25 @ 12:18

VENDIMET E KDE-së

Ferizaji-Ballkani, dënohet klubi dhe drejtorët sportiv!

FFK Superliga

Ferizaji-Ballkani, dënohet klubi dhe drejtorët sportiv!

16/05/25 @ 12:13

DEL VENDIMI I KDE-së

Mosrespektim i akteve normative, dënohet FC Mitrovica

FFK Liga e parë

Mosrespektim i akteve normative, dënohet FC Mitrovica

16/05/25 @ 12:06

BARCELONA KAMPIONE!

Yamal me super-gol, Barcelona kampione!

La Liga

Yamal me super-gol, Barcelona kampione!

15/05/25 @ 23:49


 
Të gjitha lajmet nga