Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - NEW BASKET

E treta rresht për Dritën

FOTO / Arkiv

E treta rresht për Dritën


20 November, 2019 @19:53

Skuadra gjilanase, Drita, e regjistroi fitoren e tretë rresht, duke e mposhtur New Basketin me rezultat 78-66.

Drita e nisi stinorin me dy humbje rresht, por këndellja erdhi në tri ndeshjet e fundit.

Kundër New Basketit, pesë lojtarë të Dritës luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre më i dalluari ishte Bardh Jakupi me 22 pikë, 11 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Qëndrim Demi me 15 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.

Te New Basketi u veçuan Ardit Memçaj me 20 pikë e 10 kërcime dhe Drini Rexha me 18 pikë e 15 kërcime.

TABELA AKTUALE

Drita momentalisht gjendet në pozitën e dytë me 3 fitore e 2 humbje, kurse New Basketi ka bilanc 1 fitore e 5 humbje.

Në xhiron tjetër Drita takohet me AS Prishtinën, kurse New Basketi me Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë