Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - RAHOVECI

E treta rresht për Pejën

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

E treta rresht për Pejën


8 March, 2020 @19:18

Skuadra e Pejës e mposhti Rahovecin, duke dominuar totalisht me rezultat 89-70.

Peja gjatë gjithë ndeshjes nuk e lëshoi kontrollin dhe ishte skuadra që e kërkoi fitoren më shumë.

Dardan Berisha ishte më i miri te Peja me 27 pikë, 6 asistime e 4 kërcime, derisa ishte i saktë nga vija e treshit 5 herë nga 8 tentimet që i bëri.

Përveç Dardanit te skuadra pejane u dalluan edhe Henrik Sirko me 20 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Nigel Johnson me 13 pikë, 6 kërcime e 5 asistime dhe Rick Jackson me 12 pikë e 10 kërcime.

Te Rahoveci u veçuan Darell Davis me 24 pikë e 8 kërcime, Alban Veseli me 15 pikë dhe Aron Nwankwo me 12 pikë e 9 kërcime.

TABELA AKTUALE

Peja ka bilanc prej 15 fitoreve e 9 humbjeve dhe gjendet në pozitën e pestë aktualisht, derisa Rahoveci me 17 fitore e 7 humbe gjendet në pozitën e dytë.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Prizrenin, kurse Rahoveci me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga