ISTOG

Edhe Istogu ka filluar përgatitjet me trajnerin e ri
7 July, 2025 @15:05
Pas zyrtarizimit të trajnerit Fisnik Gashi si timoner që do të merr përgjegjësinë për Istogun në stinorin 2025/26, Istogu edhe zyrtarisht ka nisur sot përgatitjet për edicionin e ri të garave në Ligë të Parë.
Istogu ditë më parë zyrtarizoi edhe lojtarët që mbesin në skuadër dhe të tjerët që erdhën si përforcime, ndërsa prej sot tashmë përgatitjet kanë filluar në ritëm të rregullt të plotë.
“Ekipi ynë sot ka nisur përgatitjet për sezonin e ri 2025/26
Bardhekaltrit seancën e parë e zhvilluan në stadiumin ‘‘Demush Mavraj’‘, ku motivimi dhe atmosfera ishin në nivelin e lartë.
Prezentë në stërvitje sot ishin presidenti i klubit z.Faton Bytyqi, drejtori z.Fazli Bytyqi dhe menaxheri z.Avdyl Qeta, të cilët mbajtën një fjalim para futbollistëve, dhe i uruan për një sezonë të sukses’shme.
Sot filloi epoka e re e trajnerit z.Fisnik Gashi, në krye të shtabit teknik.” — shkroi Istogu në njoftimin e botuar pak më parë.